1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Nana vazhdimisht po thotë faleminderit”- vëllai i Liridonës flet pas marshit protestues

Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës, Liridona Ademaj, e cila dyshohet se u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ka reaguar pas marshit protestues të sotëm Prishtinë, ku u bë thirrje për drejtësi për gratë e vrara.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ademaj ka shprehur mirënjohjen e gjithë familjes për të gjitha organizimet në nder të motrës së tij të ndjerë.

Ai është shprehur se ditët po bëhen edhe më të vështira, por që presin drejtësi të shpejtë dhe profesionale.

“Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi. Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.

“Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img