Deri dje e kemi dëgjuar nga disa parti opozitare të Kosovës, por tashmë është edhe një deputet nga radhët e PDK-së në pushtet, që ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për të miratuar ligjin, e më pas të organizojë referendum për bashkim me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për Nait Hasanin, i cili ka shtuar se, para shumë kohësh ka kërkuar nga partia e tij në qeveri, që të punojë për miratimin e një ligji, që do t’u jepte qytetarëve të drejtën për të vendosur vet për bashkim me Shqipërinë, transmeton tch.
Ndërkohë, lidhur me çështjen e demarkacionit, deputeti i PDK-së ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, ndërsa ka shtuar se meritat që demarkacioni nuk ka kaluar i kanë deputetët e shumicës, e jo opozita.
Hasani është shprehur i bindur se kryeministri Isa Mustafa është zmbrapsur nga vendimet e tij për ta dërguar demarkacionin për miratim në Kuvend, pasi – siç tha ai, – e ka kuptuar që në këtë proces ka gabime të mëdha.
Hasani është shprehur gjithashtu i bindur se, si kryeministri, por edhe partitë e tjera do të pajtohen që të fillojë një proces i ri i rishikimit të demarkacionit, gjë që do të ndikonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Edhe BE-ja do të hiqte dorë nga kërkesa që të votohet vija kufitare Kosovë-Mali i Zi”, ka përmbyllur deklaratën ai.