1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nait Hasani nga Durrësi: Gjendje e rëndë psikologjike, ndihmat të pezullohen përkohësisht

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, ka përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet në Shqipëri, që nga goditja e fuqishme e tërmetit mëngjesin e së martës.

Hasani tha se gjendja në zonat e prekura nga tërmeti po vazhdon te jetë e rëndë.

“Ka pasur panik dhe është një gjendje e rëndë. Mirëpo ka pasur një vullnet të madh për t’ju dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti”.

“Ende po vazhdojnë tërmetet, ka vazhdimisht dridhje që ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve dhe njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tyre.  Është gjendje e rëndë psikologjike”.

Hasani gjithashtu theksoi se ndihmat që po e vërshojnë Shqipërinë duhet të pezullohen përkohësisht, Klan Kosova.

“Të gjitha ndihmat duhet të pezullohen përkohësisht. Të gjithë do të jenë të njoftuar për nevojat që do të paraqiten në vijim”.

“Të gjitha rezervat shtetërore janë të mbushura, andaj kërkohet që të gjitha ndihmat të pezullohen përkohësisht në mënyrë që të ketë një menaxhim më të mirë”.

Ai tha se tani ka nevojë të gjendet strehim për të prekurit nga tërmeti dhe se në vijim do të vazhdojnë operacionet për vlerësimin e objekteve të banimit dhe shembjen e atyre të dëmtuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img