-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nait Hasani: Isha në zyrë te Albini, i thashë e ke obligim qytetar që të shkosh për vizitë në Hagë, Hashimi ka pranuar

Ish i burgosuri politik dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka rregulluar një takim në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, që tani gjendet në Hagë, mirëpo Kurti në momentin e fundit nuk ka shkuar.

Hasani thotë se shkoi tek Kurti dhe i kërkoi që të takonte Thaçin pasi e kishte obligim një gjë të tillë dhe se Kuti fillimisht pranoi. Ai tregon se ka qenë tek Thaçi në hagë dhe se ai i ishte dukur i njëjtë sikur para paraburgimit.

“Kam qenë në Hagë. E kam parë Hashimin njëjtë. Qëndrimi është i njëjtë. Shumë i gjallë dhe vital. Në raportin politik dhe të luftës nuk ka dyshim”, tha ai.

“Pavarësisht se i kam si relative këto. Kam qenë tek Albini në zyre, tash apra vitit të ri. Kam qenë dhe i kam  thënë e ki momentin me shku në vizitë në Hagë. Kan shkuar filani e fisteku. Ministra e ish ministra kanë shkuar. E ki obligim qytetar. Nuk bën shkelje politike me shku pavarësisht çfarë thotë politika për hir të inateve. Ka thënë ‘po’ do të shkojë. Tani kam folur me Hashimin, sepse mi thënë këtij e ai me thënë jo nuk. Bën. Ai pranoi, më tha ‘po’”, tregon ai.

Hasani shton tutje se si Kurti nuk shkoi në Hagë dhe se këtë ai e konsideron si gabim.

“Shkova e i thashë Albin, sepse ashtu i thashë e jo kryeministër pasi më duket shumë i largët. Kështu më dukej edhe në kohën e Thacit e thirrja në emër. I thashë shko tani se nuk bën shkjelje. Pasi kur fillon procesi cilësohet sikur ndërhyrje. Më tha se do të shikojë agjendën pasi ksihte takime në Bruksel e do ta mendonte. Por ai në fund nuk shkoi dhe bëri gabim që nuk shkoi”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img