Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj katër të dyshuarve – Naim Murseli, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton Gazeta Sinjali.
Në aktakuzë thuhet se vrasja e Liridona Ademajt ishte e planifikuar dhe e porositur Naim Murseli, i cili i kishte premtuar Ganit Plavës se do ta paguante 30 mijë euro që ta vriste Liridonën.
Sipas aktakuzës së ngritur, vrasja është kryer më 29 nëntor të vitit 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin Granit Plava ishte dakorduar me Naim Murselin, ku këta e kishin inskenuar që vrasja të duket si grabitje.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, për çka Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Granit Plava e ka qëlluar Liridona Ademajn me plumb në kokë.