Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku ka bërë të ditur se më 17 dhe 18 shtator do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Maloku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se intervistimi i tij do të bëhet në Lubjanë.
“Për shkak të gjendjes sime, të rënduar, shëndetësore dhe pamundësisë që të udhëtoj për në Hagë, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë. Me Gjykatën në fjalë do të përballëm i vetëm dhe pa avokat”, ka shkruar Maloku.
Postimi i plotë:
Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe miq!
Ju njoftoj se nesër dhe pasnesër, pra më 17 dhe 18.09. 2019, do të intervistohem nga Gjykata Speciale e Hagës.
Për shkak të gjendjes sime, të rënduar, shëndetësore dhe pamundësisë që të udhëtoj për në Hagë, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.
Me Gjykatën në fjalë do të përballëm i vetem dhe pa avokat.
Tërë jeten, me mundesitë, dijen dhe aftesitë e mia profesionale dhe pa kurrfarë interesi personal, jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të Atdheut. I tillë jam dhe do të mbetëm.
Naim Maloku
Lubjanë, Slloveni. /Telegrafi/