Pas më shumë se 22 vitesh karrierë në Njësinë Speciale Operative (NJSO), kapiten Naim Buzaku është emëruar drejtor i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës.
Pas mbi 22 vitesh karrierë në Njësinë Speciale Operative (NJSO), Kapiten Naim Buzaku nis një kapitull të ri profesional, duke marrë detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë në Policinë e Kosovës, shkruan plus383.info
Përvoja e tij operative përfshin edhe angazhime të rëndësishme në veri të Kosovës, si dhe në pjesë të tjera të vendit, në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe luftimin e krimit të organizuar.
Përveç përvojës në terren, Buzaku ka ndjekur trajnime të avancuara në fushën e sigurisë, operacioneve speciale dhe udhëheqjes operative, duke konsoliduar përgatitjen e tij profesionale dhe drejtuese.
Në detyrën e re, ai do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë, duke sjellë përvojën mbi 22-vjeçare të fituar gjatë shërbimit në Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës./plus383.info
