Site icon PrishtinaPress

Nagelsmann pasi rinovoi kontratën me kombëtaren e Gjermanisë: Vendim nga zemra

Trajneri Julian Nagelsmann ka nënshkruar kontratë deri pas përfundimit të Botërorit 2026 me Kombëtaren Gjermane. Kështu ka njoftuar të premten Federata e Futbollit të Gjermanisë.

Pas nënshkrimit, trajneri Nagelsmann tha se ky vendim ishte nga zemra.

“Ky është një vendim nga zemra. Është një nder i madh të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Nagelsmann në një njoftim.

Njoftimi vjen vetëm disa javë para se Gjermania të jetë pritëse e Kampionatit Europian 2024, që do të zhvillohet në muajin qershor dhe korrik.

Derisa, me këtë lajm shuhen edhe spekulimet për një rikthim të mundshëm të teknikut gjerman tek Bayern Munich.

Exit mobile version