15 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Buy now

spot_img

Nagelsmann: Na dhemb eliminimi nga EURO 2024

E dhimbshme të eliminohesh në çerekfinalet e një Evropiani që zhvillohet në shtëpi një minutë përpara penalltive.

Gjermania arriti me mund të barazonte me Wirtz një minutë përpara fundit të kohës së rregullt. Por njësoj e pësoi nga Spanja në “limitet” e kohës shtesë.

Kombëtarja iberike triumfoi 2-1 në 120 minuta “betejë” në Stuttgart, dhe tashmë në gjysmëfinalet e Euro 2024 pret fituesin e Portugali-Francë.

Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann e ka të vështirë të flasë pas humbjes tronditëse.

Por, gjithsesi arrin të gjejë forcën për të uruar kundërshtarët për fitoren dhe kualifikimin.

“Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytën.

Dhe nga minuta e 60 e tutje ne ishim padyshim skuadra më e mirë në fushë.

Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh (Botërori 2026).

Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim“, theksoi tekniku 36-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img