Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se i gjithë procesi i përzgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Nagavci ka thënë se pret që rektori Hajrullahu të punojë pa kompromis për shkencën e universitetin.
“Tashmë kemi arritur të krijojmë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektorit, mbarëvajtjen e punës dhe avancimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Mbështetja jonë për UP-në do të vazhdojë ngase ky institucion e meriton të shndërrohet në mjedis akademik ku mbizotëron cilësia intelektuale”, ka shkruar Nagavci në Facebook.