Site icon PrishtinaPress

Nagavci thotë se VV nuk ka biseduar për emër të Presidentit

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në organet e kësaj partie ende nuk është diskutuar për emrat e përveçëm që mund të jenë bartës përgjegjësish pas krijimit të institucioneve.

Ajo ka thënë se për pozitën e Presidentit nuk është folur hiç se hiç, shkruan Indeksonline.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi garuar për zgjedhjet parlamentare dhe na është besuar përgjegjësia për të propozuar qeverinë. Për këtë jemi të përkushtuar dhe jemi angazhuar që nga 7 tetori.

Jemi të kënaqur që kemi bërë një hap përpara me harmonizimin e programit duke vendosur kështu një standard të ri.

Sa i përket bartësve të përgjegjësive. Deri më tani asnjë emër i përveçshëm nuk është diskutuar në organet tona, as për pozitat në ekzekutiv e aq më pak për postin e presidentit”, ka thënë ajo.

Nagavci shtoi se VV qëndrimet e veta fillimisht i diskuton gjatë e me seriozitet në organet e vet e pasaj merret vendimi.

“Dua të besoj se qytetarëve do t’u ofrojmë atë që kanë kërkuar: se opozita e deri djeshme do të jetë qeverisja e sotme”, ka thënë ajo.

Exit mobile version