1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci thotë se vendimi përfundimtar për librat publikohet brenda dy ditësh

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk e ka saktësuar nëse versioni i blerjes së teksteve shkollore nga ana e prindërve dhe më pas rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën ‘eKosova” do të jetë vendim përfundimtar i Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka theksuar se vendimi do të bëhet i ditur për publikun në dy ditët e ardhshme.

“Përfundimisht Qeveria do të sigurojë tekstet për fëmijët duke marrë përsipër të gjitha obligimet financiare sipas ligjit. Jemi duke e shqyrtuar, jemi me gjithçka gati. Vendimin përfundimtar do ta bëjmë publik nesër pasdite apo të enjten në mëngjes”, ka deklaruar Nagavci në RTK.

“Obligimi ligjor i Ministrisë së Arsimit është të siguroj librat nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë me kërkesën tonë në fund të vitit të kaluar shkollor, shkollat i kanë mbledhur ato në mënyrë që ato të përcillen te gjeneratat e ardhshme”, ka shtuar ajo.

Për prindërit të cilët nuk dinë të qasen në platformën shtetërore “eKosova” ajo ka bërë me dije se do ta kenë të mundshme qasjen në një linjë telefonike prej së cilës do të mësojnë për mënyrat e përdorimit.

“Në tri vite nga 2016-ta janë shpenzuar nga buxheti i shtetit më shumë se 20 milionë euro. Në 5 vitet e fundit janë shpenzuar 54 milionë e 555 mijë e 780 euro. Pra s’po flasim për shuma të vogla, por dhjetëra mijëra euro që duhet të shfrytëzohen për tekste të mira për nxënës dhe pa asnjë abuzim”, ka thënë Arbërie Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img