Site icon PrishtinaPress

Nagavci thotë se MASHTI-ja nuk ka asnjë kërkesë nga komunat, për çerdhe të reja

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se kanë në procesë ndërtimin e 30 çerdheve, dhe se 4 çerdhje janë të finalizuara.

Kurse, sipas saj 7 çerdhe janë në procesë të ndërtimit.

“I kemi në process të ndërtimit rreth 30 çerdhe.I kemi në process të adaptimit të hapësirave ekzistuese dikun më shumë se 10 çerdhe, janë të finalizuara 4 çerdhe dhe jemi në process të ndërtimit të 7 çerdheve të reja”, ka thënë Nagavci në Tëvë1.

Nagavci ka bërë të ditur se aktualisht nuk kanë asnjë kërkesë për ndërtimin e çerdheve të   reja nga asnjëra komunë.

Tutje, ministrja theksoi se kanë ndarë buxhetin e nevojshëm për ndërtim të çerdheve.

“Si Qeveri ne kemi ndarë buxhetin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve, nëse ne synojmë të ndërtojmë një çerdhe ose kopsht në një komunë, kërkesa duhet të vijë nga komuna dhe tani që po flasim ne nuk kemi asnjë kërkesë të asnjë komune për çerdhe”, ka thënë Nagavci.

“Çdo kërkesë që vjen ne e trajtojmë me prioritet”, – shtoi ajo.

Exit mobile version