1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci reagon pas 16 vdekjeve me COVID-19 në Kosovë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vdekjes së 16 pacientëve të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Nagavci ka thënë se vdekja e qytetarëve dhe gjendja e rëndë, nuk janë arsye që deputetët të votojnë amandamentin për blerjen e maskave për qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Në 24 orët e fundit në Kosovë: 16 të vdekur, 258 raste të reja me Covid-19. Vdekja e qytetarëve dhe gjendja e rëndë, nuk janë arsye të mjaftueshme që deputetët e Kuvendit të votojnë amandamentin për blerjen e maskave për qytetarët. Por votuan për asfalt, mobilje, luks, Gj.Speciale”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë si pasojë e coronavirusit kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 212.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img