1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Qeveria ka ndarë buxhetin e mjaftueshëm për ndërtimin e çerdheve të reja

Komuna e Shtimes ka mbajtur ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të çerdhes në fshatin Godanc.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci si dhe kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Ministrja Nagavci tha se qeveria ka ndarë buxhetin e mjaftueshëm për ndërtimin e çerdheve të reja.

“Gjithë ajo që na nevojitet është intensifikimi i bashkëpunimit me komunat dhe plotësimi i aspekteve formale nga ana e komunës dhe ne jemi të gatshëm të investojmë në secilën prej komunave të cilat e kanë të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm”, ka thënë Nagavci.

“Për herë të parë Ministria e Arsimit gjatë vitit të kaluar ka finalizuar një analizë për nevojat për ndërtimin e çerdheve të reja ashtu që investimet të jenë të bazuara në statistika të sakta dhe të mos ketë investime në zonat ku nuk do të ketë fëmijë, por investimet të jenë të bazuara në ofrimin e mundësive për fëmijët dhe të vegjlit tanë”, theksoi e para e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img