4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Prindërit të mos i blejnë librat pa pranuar listën nga ana e mësimdhënësve

Çështja e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore këtë vit ka ngjallur reagime të shumta, pas vendimit të MASHTI-t që mjetet për blerjen e teksteve tu barten në llogaritë e prindërve.

Lidhur me gjithë zhurmën e krijuar rreth kësaj situate, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se përse MASHTI mori këtë vendim.

Ajo ka thënë se vendimi është marrë në mënyrë që buxheti i shtetit të mos keqpërdoret.

“Në vend se mbi 10 milionë euro sa pritet të kushtojnë tekstet, t’u barten në llogaritë e 5-6 shtëpive botuese të barten në llogaritë e më shumë se 200 mijë prindërve. Vendimin e kemi marrë në mënyrë që të sigurohemi që buxheti i shtetit të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Nagavci në “Përballje”.

Ministrja shtoi se nxënësve nga klasa e 1 deri 5 do t’u ndahen nga 80 euro, (50 për tekste dhe 30 për mjetet mësimore), ndërkaq shumën prej 30 eurove do ta marrin edhe nxënësit e klasave 6 deri 9.

Nagavci shtoi se gjatë këtyre dy viteve sa janë në drejtim të MASHTI-t kanë parë që ka pasur sfida të shumta, mundësi për abuzime dhe keqpërdorime.

“Kemi adresuar disa lëndë në Prokurori, kemi pasur raste kur një tekst kushton 17 euro e më shumë. Kemi pasur raste kur i njëjti tekst të së njëjtës klasë, shembull matematika e klasës së dytë ku një tekst ka pas 7.29 euro, 8.10 euro, 9.05 euro dhe 14.00 euro. Ka pasur raste kur një tekst në një vit na është shitur me çmimin 3 euro e vitin tjetër 14 euro”, u shpreh ministrja.

Më tej ministrja Nagavci bëri të ditur se do të kujdesen që ekzekutimi i parave në llogaritë e prindërve të bëhet para datës 1 shtator.

“Deri më tani kemi më shumë se 80 mijë aplikime i kemi marrë listat me të gjitha dhënat e aplikuesve nga ASHI-ja dhe besoj që gjatë ditës do ti përcjellim të gjitha në Ministrinë e Financave në mënyrë që të sigurohemi që ekzekutimi i mjeteve të bëhet para datës 1 shtator”, tha ajo.

E para e MASHTI-t pati edhe një apel për prindërit që të mos nxitohen me blerjen e teksteve shkollore pa pranuar listën e tyre na ana e mësimdhënësve ose shkollave.

“Secili prej prindërve duhet të marrë listën me tekste që duhet të përdoren nga ana e shkollave dhe mësimdhënësve. Ne kemi dërguar në drejtoritë komunale të arsimit një qarkore që kemi kërkuar që lista e teksteve të miratuara të bëhet publike në vendet e dukshme të shkollës, dhe mësimdhënësit ti ndajnë informatat me prindërit”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se kanë pranuar informata që në shumicën e shkollave menaxhmenti i shkollave ka kërkuar nga secili mësimdhënës që të bëjë listën me tekste dhe mjetet tjera mësimore për të cilat fëmijët duhet të jenë të pajisur për të vijuar mësimin e rregullt.

Se a do të mjaftojnë 80 euro për blerjen e teksteve mësimore për nxënësit e klasave 1-5, ministrja u shpreh se po dhe se çmimi është caktuar në bazë të çmimit që kanë pasur tekstet vitin e kaluar dhe çmimit që kanë negociuar këtë vit me shtëpitë botuese.

“Në bazë të shënimeve të çmimeve të vitit të kaluar dhe në bazë të negociatave që janë bërë këtë vit për furnizim me tekste kemi caktuar edhe shumën, dhe në takimet që zyrtarët e ministrisë kanë pasur me shtëpitë botuese ju kanë kërkuar që të mos rriten çmimet në këtë kohë dhe ka pasur zotim nga ana e tyre se kemi tekste të mjaftueshme dhe se çmimet nuk do të rriten. Po ne besojmë që do të mjaftojnë paratë që i marrin për tu pajisur me tekste mësimore”, tha Nagavci.

Ministrja shtoi se çdo rritje e çmimit çdo abuzim do ta adresojnë tek Autoriteti i Konkurrencës.  Ndryshe ajo në këtë intervistë ka folur edhe për kritikat e opozitës dhe SBAShK-ut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img