0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci prezanton planin zhvillimor të arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka paraqitur disa nga objektivat që i kanë vënë vetës nëpërmjet planit zhvillimor të arsimit, shkencës dhe inovacionit në vitet e ardhshme, duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

Ajo ka shkruar në Facebook se së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrat, Bislimi, Gërvalla e Rexhepi, ministra, zëvendësministra dhe kolegë nga kabinetet të tyre, kanë diskutuar këtë plan zhvillimor.

Sipas saj, arsimi është mundësi dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.

Postimi i plotë:

❇️Vizioni:

Kosova, shoqëri konkurrente e dijes, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët për t’i kontribuar zhvillimit socio-ekonomik.

✴️Misioni:

Zhvillimi i arsimit, shkencës dhe inovacionit duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

????Qëllimet strategjike:

????Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar;

????Harmonizim i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;

????Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet;

????Arsim i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombetare;

????Përmirësim i mjedisit për kërkime dhe inovacion.

????Rezultatet që synojmë të arrijmë gjatë vitit 2023:

????Miratojmë politikat kyçe që çojnë përpara qëllimet tona strategjike:

✅Finalizojmë plotësim-ndryshimin e 4 ligjeve:

•Ligji për kërkime Shkencore dhe Inovacion,

•Ligji për inspektoratin e Arsimit,

•Ligji për maturën shtetërore dhe

  • Ligji për profesionet e rregulluara;

✅Kompletojmë dhe përmirësojmë legjislacionin sekondar;

????Gjithëpërfshirja:

Edukimi në fëmijërinë e hershme: përmirësimi i infrastrukturës fizike: ndërtimi i çerdheve, adaptimi i hapësirave ekzistuese, Finalizimi i kurrikulës së re për EFH;

•Kualifikimi dhe punësimi i 300 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta.

•Sinteza Vokale dhe Rishikimi i Teksteve Shkollore;

???? Digjitalizimi:

•Përmirësojmë infrastrukturën digjitale në imstitucionet edukativo arsimore

•Punësojmë 30 koordinatorë për Teknologji dhe Digjitalizim në shkolla.

????Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës:

•Finalizojmë Kornizën Kurrikulare për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe kurrikulat që do të ofrohen përmes arsimit dual;

•Rrisim numrin e profileve të ofruara në arsimin dual;

•Themelojmë 11 qendrave të karrierës në nivel të shkollave profesionale

•Kualifikijmë këshilltarët e karrierës.

????Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit:

• Përmirësojmë infrastrukturën ligjore

•Rrisim resurset dhe efikasitetin e Inspektoratit të arsimit ;

• Miratojmë UA për sistemin e menaxhimit në nivel të shkollave dhe të qeverisjes së tyre;

????Arsimi i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtare:

•Funksionalizojmë infrastrukturën për antiplagjiaturë;

•Lansojmë Sistemin Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore (KRIS)

•Finalizojmë infrastrukturën ligjore dhe zhvillimin e metodologjisë për financimin në bazë të performancës të IAL;

⚛️Përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion:

•Miratojmë Programin Kombëtar të Shkencës;

• Rruga e hartës për përfshirje në European Innovation Scoreboard.

Sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë përmes realizimit të planit për përshpejtim të procedurave administrative, komunikimit më efikas, zbatimit të politikave qendrore e plotësimit të vendeve të lira të punës.

Jam e bindur se do të përballemi me sukses me sfidat e do të realizojmë rezultatet e synuara, sepse arsimi është pika ku duhet dhe do të jemi bashkë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img