Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura është e ulët.
Gjatë raportimit në Komisionin për arsim, pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve, opozitarë, ministrja Nagavci paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në Qeveri dhe më pastaj në Kuvend.
Përmes tij, sipas ministres Nagavci do të rregullohen kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike.
Para deputetëve, ajo nënvizoi gatishmërinë e dikasterit që drejton për plagjiaturën në arsimin e lartë. Nga ana tjetër, ajo tha se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro. I njëjti, ajo tha se do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja./Prishtinapress/