-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci për sulmin ndaj Hotit: Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, ka dënuar sulmin që i është bërë sot zëvendëskryeministrit, Avduallah Hoti, shkruan IndeksOnline.

Nagavci ka akuzuar opozitën duke thënë se opozita e bërë si kundërshtim vetëm sa për të kundërshtuar, nuk do të jap as rezultate e as s’fiton përkrahje.

Po ashtu ajo bërë edhe njëherë të ditur qëndrimin e LDK-së dhe LVV-së për tarifën. Ajo tha se tarifa do të zëvëndësohet me reciprocitet.

Postimi i plotë:

Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar.

Opozita e pregatitur, e vëmendshme e aktive do ta bënte më të vëmendshme, më të përgjegjshme e më të kujdesshme edhe pozitën.

Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënje të propozimeve e ideve alternative. Asnjëherë, opozita e bërë si kundërshtim vetëm sa për të kundërshtuar, nuk do të jap as rezultate e as s’fiton përkrahje.

Ne mirëpresim një opozitë konstruktive, që është në gjendje të debatojë me argumente, që ka ide e mbanë përgjegjës ekzekutivin. Një opozitë e tillë jo vetëm se do të rriste kujdesin e pozitës, por do t’I bënte mire demokracisë dhe zhvillimeve në vend.

Ne, megjithatë nuk i trembemi as një opozite që zgjedh mjetin si të tillë, pa asnjë qëllim për të arritur, përveç mjetit që bëhet si qëllim në vete. Ndonëse kur mjetet përdoren pa pasur një qëllim në vete, kur nuk ka kauzë për të cilën ke bërë përpjekje të arrish rezultate, kur nuk ke përdorur asnjë mjet e rrugë parlamentare për të arritur qëllimet që mund të kesh, përdorimi i mjeteve joparlamentare vetëm se të shpërfaq smirën e zilinë dhe tregon se nuk ke asnjë fakt e argument për të kundërshtuar punën e mirë të pozitës, për të treguar se ke bindje e qëndrime parimore.

Sa i përket tarifës, edhe LV! edhe LDK gjatë fushatës zgjedhore I kanë bërë të qarta dhe publike qëndrimet, kemi deklaruar se tarifën do ta zëvendësojmë me reciprocitet dhe qytetarët na votuan duke na dhënë legjitimitet për të realizuar premtimet tona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img