2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci për çerdhet njëherë fajëson komunat, pastaj përmend një shifër prej 850 përqind

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci në KTV ka folur në lidhje me premtimin e tyre për ndërtimin e çerdheve.

Ajo fajin ua ka lënë edhe komunave për mos realizimin e premtimeve të dhëna në programin e Qeverisë.

Por, në një moment Nagavci përmend një shifër prej 850% të cilën siç duket se kuptoi as ajo vet e as gazetarja, që insistonte t’i tregohej me numër, ndërtimi i çerdheve.

Për korrektësi i transkriptojmë përgjigjet e Ministres.

“Çerdhet e reja në përqindje në tri vitet Qeverisje, janë 850% më shumë se sa që janë realiziuar gjatë periudhës 2003-2020”.

Gazetarja: Por sa janë këto çerdhe, sepse me përqindje mund të krijojmë huti?

Nagavci: “Jo nuk mund të krijojmë huti. Sepse janë reale. 850% janë 850% më shumë.

Gazetarja: Por sa, sa janë?

Nagavci: “100%, 200%, 300%, 850%. Janë realizuar 4 çerdhe.

Pastaj ministrja ka vazhduar të tregoj se ka çerdhe që janë në proces por që po pengohen nga komunat, sipas saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img