Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi lidhur me gjendjen me pandeminë COVID-19, duke thënë se tash nuk i nevojitet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për ta marrë pushtetin.
Advertisement
Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Thaçi gjithnjë i ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht.
Lexoni të plotë postimin e Nagavcit:
“Presidenti Thaçi paska mbajtur konferencë për media për të deklaruar “ E urrej gjendjen e jashtëzakonshme.
Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme,
E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njëjtë̈ ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve.
Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë̈ e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë̈ dhe madje përtej kësaj.
Dhe në fund paska lënë të hapur mundësinë që të ndërhy prapë nëse e shef të nevojshme ‘Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen të kthejnë masat kufizuese’”.
PostAdss