Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë sot në Kuvend se dialogu me SBAShK-un nuk ka munguar asnjëherë, dhe se ka pasur dhjetëra takime e diskutime të gjata me ta.
Ajo tutje tha se është e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim.
“Sot gjendemi përballë një situate të pakëndshme dhe të papranueshme. Ka disa jave që nxënësit nuk po e përjetojnë të drejtën e tyre për mësim dhe kjo për shkak të agjendave aspak të drejta. Dialogu nuk ka munguar asnjëherë, me dhjetëra takime të mbajtura, me dhjetëra diskutime të gjata me SBAShK-un për t’i adresuar problemet. Ajo që është e qartë, aspektet ligjore e administrative të arsimit sot janë dukshëm me mirë prej kur e kemi marrë mandatin e do të jenë shumë më mire deri në fund të tij”, ka thënë ajo.
Nagavci më tej shtoi se rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojnë, por duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë./Prishtinapress/