-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci njofton se do të lirohen nga pagesa e Qendrës së Studentëve këto kategori

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot vendimin për lirimin nga pagesa e banimit dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve në Prishtinë për disa kategori të studentëve.

“Përmes këtij vendimi do të lirohen nga të gjitha detyrimet për pagesën e banimit në konvikte dhe të ushqimit në mensë, kategoria e studentëve si në vijim:
????Studentët, fëmijët e dëshmorëve;
????Studentët, fëmijët e invalidëve të luftës;
????Studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale;
????Studentët me nevoja të veçanta.
Studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale, duhet të parashtrojnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kërkesën për lirim përkatës nga pagesa të caktuar me konkurs.
Gjithashtu, nga pagesa e banimit në konvikte të Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen edhe kategoria e studentëve si në vijim:
✳️Parlamenti studentor i UP-së;
✳️Studentët të cilët janë më shumë se një studentë nga një familje banues në QSP (lirohet një).
Për studentat tanë, do të vazhdojmë angazhimin e përkrahjen e pakursyer” thuhet në njoftimin e Nagavcit./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img