Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka mbrojtur edhe njëherë vendimin për subvencionimin e prindërve për tekstet shkollore, teksa akuzoi partitë që kanë qenë në qeveritë e kaluara se po flasin të pavërteta.
“Veprim nga pakoja e reformës për përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar ku tekstet vazhdojnë të kenë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm”,
“Dhe për më tepër, për mua është e habitshme se si me kaq lehtësi flisni të pavërteta edhe para opinionit”.
“Prej vitit 2008 sepse po flisni për planifikim, prej viti 2008 kur kemi pasur ministra të arsimit, të financave, e edhe kryeministra të partive të cilët me lehtësi po flisni për planifikimin në raport dhe realizim, për çdo vit më shumë se është dyfishuar buxheti që është shpenzuar për tekste në raport me buxhetin e planifikuar”.
“Dhe mund të flasim vit për vit specifikisht. Përtej kësaj, ky subvencionim i prindërve jo vetëm që i përmbush plotësisht obligimin ligjor, por do të pamundësohen komunat që ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, të bëjnë kërkesa apo ministria që të dërgojë tekste pa asnjë analizë e përfundojë në bodrumet e shkollave”.
Nagavci tha se nuk kanë marrë asnjë njoftim që nëpër komuna kanë mungesa apo vështirësi me tekste, duke thënë që edhe drejtorët komunalë që janë ankuar, nuk kanë asnjë rast të konfirmuar.
“Përtej kësaj, për informatën tuaj, nga asnjë komunë ne nuk kemi marrë njoftim që kanë mungesë apo vështirësi me tekste. Së fundmi vetëm javën e kaluar kemi pasur së paku tri vizita në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës ku nuk ka informata që kanë mungesë”.
“Edhe në ato raste nga raportet zyrtare që I kemi pranuar kemi nga vetë të njëjti drejtorë komunalë që kanë dalë me deklarata të tilla publike, deklarimet zyrtare që nuk kanë asnjë rast të konfirmuar që ndoshta kanë qenë fjalë që I kanë dëgjuar dhe kanë dashur të parandalojnë një situatë të tillë, e jo të pengojë”.