1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci nesër inauguron punëtorinë e floktarisë ku muaj më parë e punësoi frizerin e Vetëvendosjes

Nesër (e mërkurë) do të bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual.

Në këtë qendër punon edhe frizeri i kryeministrit Albin Kurtit, ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut dhe figurave të tjera të Vetëvendosjes, Armend Gashi, shkruan Demokracia.com.

Ai u punësua në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, si profesor i floktarisë, në një konkurs të shpallur nga ministria e Arsimit, Arbërie Nagavcit.

“Nesër (e mërkurë), 29 mars 2023, në ora 13:00, bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, ka njoftuar MASHTI.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për punësimin e frizerit të Vetëvendosjes në këtë shkollë.

Se frizeri Armend Gashi punon në “Shtjefën Gjeçovi”, për Demokracia.com ditë më parë ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Blerim Gërvalla.

“Po, është punësuar gati që 6-7 muaj diçka…, si instruktor i profilit të floktarisë”, kishte konfirmuar Gërvalla për Demokracia.com.

Po ashtu, Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht se ministrja Albulena Haxhiu ia kishte punësuar në ministrinë që ajo drejton, gruan e frizerit Armend Gashi, Brikena Kelmendi-Gashi.

Brikena Kelmendi – Gashi, bashkëshortja e frizerit Armend Gashi, i cili ka në pronësi sallonin “Vouge Hair”, ku e rregullon vazhdimisht “frizurën” ministrja Albulena Haxhiu, ishte punësuar në  Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Por, pas publikimit në media ajo kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

EKSKLUZIVE| Albulena Haxhiu i bën favor frizerit të saj, ia punëson gruan në Ministrinë e Drejtësisë (Dokument)

Ministria e Albulena Haxhiut e konfirmon punësimin e gruas së frizerit që i “qeth” në Vetëvendosje

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img