3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Në mbledhjen e Kryesisë kishte koordinim LDK-PDK që të mos shqyrtohen propozimet e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 14 prill për shqyrtimin e propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës për pakon emergjente e ka cilësuar si obstruksione që po i bëhen qeverisë në detyrë nga partitë parlamentare, përfshirë ish partnerin e koalicionit qeverisës LDK-në.

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV-ja, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së kryesisë tha se haptazi po shihet bashkëpunimi i LDK-së me PDK-në.

“Ishte e qartë që ishte vullnet i PDK-së dhe i disa përfaqësuesve të LDK-së aty që të mos trajtohet asnjë kërkesë dhe vendim i Qeverisë, që gjë e paraqet hapur, obstruksionin që këto dy parti po e bëjnë hapur në raport me masat që po merr Qeveria për të qenë afër qytetarëve këto ditë”, tha Nagavci.

Ajo tha se projekt-rezoluta e propozuar nga PDK-ja nuk është obligative për Qeverinë e Kosovës.

“Propozimi i PDK-së është një projekt-rezolutë, dhe projekt-rezolutën nuk e kemi obligative, ajo që është e rëndësishme është që Qeveria e ka miratuar Pakon emergjente dhe do të jetë në mbështetje të secilit qytetar në nevojë”, tha Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img