Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bashkë me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Mimika Dobroshi, nga zyra e Erasmus+, do të mbajnë sot një konferencë për medie.
Konferenca nis në orën 10 në Ministrinë e Arsimit dhe do të diskutohet për rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional (për thirrjen e vitit 2022), si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian./Prishtinapress/