-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nagavci në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se disa anëtarë të LDK-së, kanë bërë veprime kundër qëndrimit të partisë por nuk janë përjashtuar, kurse e vetmja e cila është përjashtuar nga kryesia është Vjosa Osmani.

“Një rikujtim tani kur LDK po dëshiron të lë përshtypjen se gjithçka është normale, edhe situata në të cilën na sollën. Teuta Rugova votoi për qeverinë e PAN-it, por nuk e përjashtuan.

Lutfi Haziri, nënkryetar, rregullisht një herë në muaj del kundër qëndrimit të partisë së tij rreth kufijve, por nuk përjashtohet. Lirie Kajtazi votoi kundër qëndrimit të partisë, kur u zgjodh Glauk Konjufca kryeparlamentar, por as atë nuk e përjashtuan”, ka thënë ajo.

Tutje, Nagavci ka thënë se nga kryesia nuk është përjashtuar as Avdullah Hoti.

“Njësoj, nuk u përjashtua as Avdullah Hoti i cili shkelte çdo ditë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për koalicion me LVV-në, gjersa në dhjetor-janar bisedonte me deputetë të LDK e ua kërkonte votën për një koalicion me AAK-Nisma”, ka theksuar ajo.

Në fund, nënkryetarja ka pohuar se LDK me këto veprime ka rënë poshtë, sipas saj kjo parti tashmë ka gjetur PAN-in.

“E vetmja që u shkarkua nga pozita e nënkryetares dhe u përjashtua nga Kryesia e LDK-së, është Vjosa Osmani.
LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN-in”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img