2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci lavdëron projektligjin për tekstet shkollore: Përmirëson cilësinë e arsimit

Sot në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për projektligjin për tekste shkollore, të cilin po e kundërshton opozita. Madje, në shenjë pakënaqësie, opozita lë shoi mbledhjen e këtij takimi.

Megjithatë, projektligjin e ka mbrojtur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Interesat e mia janë interesa që i shërbejnë të përgjithshmes, pra qëllimi, synimi im si ministre është që të përmirësoj cilësinë e teksteve mësimore. Nuk ka asnjë dyshim që tekstet kanë nevojë të përmirësohen dhe PDK-ja, apo kushdo qoftë tjetër, synon që të punojë për të mirën e fëmijëve tanë do duhej të paraqitnin argumente, jo shpifje” – ka thënë Nagavci, transmeton EO.

Sipas Nagavcit, ky projektligj do të ndikojë në cilësinë e arsimit.

“Është një projektligj tejet i rëndësishëm, i cili domosdoshmërisht do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim për shkak edhe të disa risive që i sjell, si p.sh recezentet – emrat e tyre do të jenë publik dhe nga fillimi do të kalojnë në proces të zhvillimit profesional duke adresuar të gjitha dimensionet që janë të rëndësishme në hartimin e teksteve shkollore” – ka deklaruar Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img