-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, Vetëvendosje do jetë subjekti i parë me mbi 50%

Arbërie Nagavci, anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, pas zgjedhjeve.

Nagavci ka theksuar që ajo që është publikuar mbrëmë nga Gjykata Kushtetuese, është vetëm njoftim.

“Kjo që është publikuar mbrëmë është vetëm njoftimi, pra një pjesë. Vendimi, sigurisht do të jetë më i gjerë dhe më i detajuar për secilën pikë për të cilën janë dhënë njoftimet paraprake”.

Nagavci, ka thënë që është shqetësues fakti që vendi është lënë në dorë të një Qeverie, e cila sipas saj, nuk ishte fare e tillë.

“Shqetësuese dhe brengosëse për ne ka qenë që vendi të ketë institucione legjitime, pasi Qeveria Hoti ka qenë jolegjitime dhe jokushtetuese. Në fakt tashmë, pas njoftimit bëhet e qartë që Hoti asnjëherë as nuk ka qenë kryeministër. Pra, kemi pasë për gjashtë muaj një Qeveri, që nuk ishte fare e tillë. Përfundimisht kemi një vendim të GJK që i vërteton adresimet që ne i kemi pasë në kërkesën tonë”.

“Për fat të keq, duke qenë që qeveria Kurti u rrëzua në kohën më të vështirë me pandemi kur ishte një situatë e panjohur në të gjithë botën, ajo që kemi pasë në këto gjashtë muaj të udhëheqjes të Hotit janë më shumë se 1300 jetë të humbura dhe kjo ka qenë shqetësuese për ne”, u shpreh Nagavci në Klan Kosova.

Sipas saj, kryeministri i ardhshëm i vendit pas zgjedhjeve, do të jetë Albin Kurti,

“Kurti, sipas vendimit të Kushtetueses, i bjen që është dhe do të jetë kryeministër sapo të mbahen zgjedhjet. Ajo që dihet tashmë dhe nuk e konteston askush, është që Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës. Ai do të jetë kryeministri që ka marrë më së shumti vota në historinë e Republikës. LVV do të jetë subjekti i parë me mbi 50%, përveç kësaj do të jetë një subjekt që qeverisjen do ta ketë shumë efektive. Kjo dihet në bazë të sondazheve që brenda pak ditësh do të bëhen të ditura; sondazhe këto të cilat janë të realizuara nga organizata kredibile dhe prej takimeve me qytetarët”, u shpreh Nagavci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img