Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjës, Arbërie Nagavci, ka thënë se partitë po rrezikojnë shëndetetin e të gjithëve me mbajtjen e seancës nesë.
Nagavci e ka quatur absurde dhe shqetësuese caktimin e senacës për nesër.
Siç ka thënë ajo, “Mocioni pret, a virusi vret”.
Reagimi i plotë I Nagavcit:
Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat.
I bëj thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm.
Mos e vini në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale.
Mocioni pret, a virusi vret…