Site icon PrishtinaPress

Nagavci kërkon bashkëpunim nga komunat në ndërtimin e çerdheve të reja

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës t’i përgjigjen ftesës për bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve të reja.

Nagavci ka thënë se këtë e bëri përmes letrës së dërguar për secilin kryetar në të cilën ka kërkuar angazhimin e tyre në mënyrë qe ta vazhdohet me procedura tjera.

“Sot kam nisur një letër tek të gjithë kryetarët e komunave për te kërkuar bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e çerdheve. Përmes kësaj letre kam kërkuar që të angazhohen personalisht, në mënyrë qe të vazhdojmë në procese tjera”, u shpreh Nagavci në një konferencë për media të premten.

Nagavci ka treguar se kanë disa projekte gati, ndërsa po presin komunat që të gjejnë lokacionet e duhura.

“Përveç kësaj projekteve tipike, ne gjatë vitit të kaluar kemi hartuar katër projekte modulare të cilat i kemi vënë në dispozicion të komunave për t’i përshtatur me lokacione. Projektet modulare i kemi finalizuar si projekt dhe kemi bërë ndarjen e buxhetit te nevojshëm. Kemi siguruar buxhetin për ndërtimin e institucioneve parashkollore. I kemi te gjitha analizat, i kemi buxhetet dhe projektet janë të gatshme dhe komunat të gjejnë lokacionet qe i plotësojnë nevojat”, deklaroi Nagavci.

Ndërsa zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka thënë se krahas rregullimeve legjislative janë angazhuar edhe tek infrastruktura fizike. Ai tregoi edhe për shumat që janë ndarë për ndërtimin e çerdheve nëpër komuna.

“Në këtë kontekst kemi buxhet të garantuar, projekte të gatshme, vetëm kërkojmë qe komunat t’i përgjigjen gatishmërisë sonë. Nga janari kemi pesë kërkesa nga komunat për ndërtimin e çerdheve. 799 mijë euro për ndërtimin e çerdhes në Prizren. 742 mije euro për Suharekë, 81 mijë euro në Gjilan. Në Babush të Ferizajt 98 mijë dhe 85 mijë euro në Junik”, ka deklaruar Kelmentari.

Në fund u tha se deri më tani ka përfunduar ndërtimi i nëntë çerdheve, 35 janë në proces e katër janë në prokurim. Ndërsa katër kontrata tjera janë shkëputur për arsye të ndryshme. /EO

Exit mobile version