Site icon PrishtinaPress

Nagavci insiston: Vlerësimi i mësimdhënësve do të ndodhë në bazë të disa parametrave

Ministrja e Arsimit Arberie Nagavci ka thënë se nëse rrezikohet shëndeti i nxënësve mësimi mund të mos fillojë në shkolla me 10 janar.

“Kemi skenarët që mësimi mund të zhvillohet nga distanca, i kombinuar por edhe në klasë. Uroj që me 10 janar të mos rrezikohet rikthimi i nxënësve në shkolla, kur edhe përfundojnë pushimet. Në rast se rrezikohet shëndeti i fëmijëve do të shqyrtohen edhe opsionet tjera”.

Ngavci thotë se mësimi online është zhvilluar në platforma të ndryshme dhe sipas saj mund të ketë pasur ngecje.

Megjithatë Ministrja e Arsimit thotë se teknologjia tashmë është pjesë integrale e mësimdhënies.

Ngavci i është kthyer përsëri temës së vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve, ku sipas saj ky është një proces që duhet të ndodhë.

“Unë asnjëherë nuk kam përmendur testim të mësimdhënësve, por vlerësimi i përformancës së tyre duhet të ndodhë pasi është edhe me legjislacionin aktual. Vlerësimi do të ndodhë në bazë të disa parametrave”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Ajo thotë se pavarësisht se ky proces ekziston prej disa viteve ai deri më tani është bërë vetëm formalisht.

Exit mobile version