Site icon PrishtinaPress

Nagavci ia jep një meritë Kurtit: Tash dimë më shumë për ekuacionet me një të panjohur

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është pyetur në lidhje me gabimin e kryeministrit Albin Kurti në një detyrë në matematikë gjatë vizitës në një shkollë në Podujevë.

Moderatori Fidan Jupolli e pyeti nëse e kishte vërejtur gabimin e Kurtit.

Përmes një shakaje, Nagavci tha se “cilin gabim”.

“Cilin gabim? Nuk gabon kryeministri. Përtej satirës, ishte një atmosferë tepër e mirë e inaugurimit të dy shkollave të reja për nxënësit” – tha ajo.

“Konsideroj që është një gjë shumë e mirë që u diskutua kaq shumë për matematikën. E mira e gjihtë kësaj është se për ekuacionet me një të panjohur, tashmë dimë shumë më shumë” – tha ajo.

Exit mobile version