Site icon PrishtinaPress

Nagavci: I rëndësishëm vetëdijësimi për çështjet klimatike

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me bashkëpunëtorë të shoqëruar edhe nga fituesit e garës Superhero, Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri.

Gara është zhvilluar pas thirrjes së hapur për përzgjedhjen e një Superhero për çështje klimatike, ndërsa fituesit e garës janë përzgjedhur nga një juri profesionale me ndihmën e Anibar dhe Dokufest.

Ministrja Nagavci, ambasadori Westerlund dhe fituesit e garës Superhero kanë biseduar, për mundësinë e bashkëpunimit në këtë fushë, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë për vetëdijësimin sa më të mirë të fëmijëve për çështjet klimatike.

Ministrja Nagavci përgëzoi fituesit dhe e theksoi rëndësinë që ka vetëdijesimi për çështjet klimatike, sidomos të moshat e reja. Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe të MAShTI për të kontribuar në këtë iniciativë me rëndësi për edukimin e fëmijëve jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën.

Ambasada e Suedisë do të ofrojë mbështetje për krijimin e një gazete me ilustrime me superheronj që mbrojnë ambientin e cila do të shpërndahet tek nxënësit e ciklit 1-5, në kuadër të fushatës për mbrojtjen e ambientit.

Exit mobile version