Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, duke e komentuar veprimin e mësueses Lendita Ilazi Fazliu në shkollën “Emin Duraku” e cila kishte publikuar foto të fëmijëve në grup të mbyllur të cilët nuk kishin mësuar vjershën, thotë se ky nuk është një rast i izoluar.
“Gjithë andej në shkollat tona ka raste kur me qëllim apo pa qëllim, po e përsëris në shumë raste pa qëllim në pozita të cilat mund të lënë pasoja gjatë gjithë jetës së tyre”, ka deklaruar Nagavci në emisionin “Përballje” që është transmetuar në RTV Dukagjini.
Nagavci në emision ka thënë se ajo personalisht ka takuar mësimdhënësen.
“Më vjen keq që i ka ndodhë si rast sepse akoma sot beson që veprimin e ka pas të mirë dhe të drejtë por këtë rast jemi dashtë ta trajtojmë me profesionalizëm, d.m.th është shqyrtu nga komisioni disiplinor në mënyrë që qëllimi jonë është që masa të ketë efekt vetëdijesimi dhe përmirësimi. Është marrë masa besoj që gjatë kësaj jave i jepet mësimdhënëses dhe do të bëhet publike”, ka deklaruar Nagavci.
Sipas saj në komunën e Prishtinës ka pasur tjera që i kanë trajtuar me profesionalizëm për hir të kujdesit ndaj nxënësve.
” Për shkak të ngacmimit seksual një mësimdhënësit iu ka ndërpre marrëdhënia e punës, kemi pas raste kur iu kemi shqiptua vërejte me gojë dhe me shkrim, por jemi dasht me rregullu edhe aspektin juridik, legjislativ”, ka deklaruar Nagavci.
Videon për rastin në fjalë mund ta shikoni nga minuta 59:00.