-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci flet për mësuesen që postoi fotografi në Facebook

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, duke e komentuar veprimin e mësueses Lendita Ilazi Fazliu në shkollën “Emin Duraku” ka theksuar se ky rast nuk do të kalojë pa u verifikuar në detaje.

Për veprimin e mësueses, e cila i kishte postuar në profilin e saj në Facebook, fëmijët të cilët nuk e kishin mësuar vjershën, Nagavci thotë se i ka dërguar letër Drejtorit të Inspeksionit të Arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), sepse sipas saj, është përgjegjësi dhe kompetencë e tyre me u marrë më këtë çështje.

“I kemi dërguar letër zyrtare këtij Inspeksioni, ku kam kërkuar që të trajtohet me prioritet kjo çështje.  Kam dërguar dy zyrtarë tonë me e pa situatën prej së afërmi edhe me e përgatit një raport – me bisedu më arsimtaren. Jemi duke i pritë këto raporte, dhe varësisht prej kësaj, deri në fund të ditës, ta adresojmë për ma tutje problemin”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka theksuar se është e “e papranueshme kjo formë e sjelljes ndaj nxënësve. Ju kemi bërë me dije se nuk do të kaloj kjo ashtu thjeshtë”.

Ndryshe, Mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img