-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci falënderon shkollat në Gjakovë që po thyejnë grevat

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur e gëzuar që nxënësit në disa shkolla të Gjakovës po i kthehen shkollave. Po ashtu, ajo ka shprehur keqardhje që shumë nxënës në Kosovë mesi i shtatorit i gjen jashtë shkollave.

Ministrja Nagavci ka falënderuar mësimdhënësit në Gjakovë, prej nga vjen edhe ajo, që sipas saj, e kanë kuptuar drejt situatën, duke e braktisur grevën e gjithmbarshme të punëtorëve të sektorit publik.

“Më vjen mirë që fëmijët në shumë shkolla të Gjakovës, tashmë po fillojnë vitin e ri shkollor, po aq sa më vjen keq që shumë të tjerë në Kosovë i gjen mesi i shtatorit pa mundësinë për të qenë në shkollë me shokët e shoqet, me mësuesit e mësueset e tyre. I falënderoj mësimdhënësit e Gjakovës dhe të gjithë ata mësimdhënës kudo në Kosovë, që e kanë kuptuar drejt situatën, kërkesën tonë për fillimin e mësimit dhe veprimet serioze që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar situatën financiare të të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësit dhe familjet e tyre”, ka shkruar ajo.

Nagavci ka thënë se arsimi është baza e zhvillimit shoqëror e ekonomik dhe punonjësit e arsimit janë formësuesit kryesorë të këtij zhvillimi. 

“Profesioni i mësimdhënësit në veçanti, përveçse është fisnik, mbart në vete vlera të larta njerëzore e morale. Ky profesion reflekton dinjitet, sinqeritet, barazi, përgjegjësi e liri të të menduarit. Këtë po e dëshmojnë edhe mësimdhënësit dhe stafi përcjellës i shkollave që në këto rrethana të vështira kanë hapur dyert e veta për fëmijët e nxënësit kudo në Kosovë. Përveç detyrës fisnike, ky vendim kolegjial po dëshmon edhe një herë përkushtimin tuaj për profesionin dhe përmbushjen e rolit tuaj të pazëvendësueshëm në jetën e zhvillimin e fëmijëve tanë! Me një qasje të tillë po modeloni edhe tek nxënësit e prindërit devotshmëri e dashuri. Po tregoni se si veprohet drejt e në interesin parësor të fëmijëve edhe atëherë kur rrethanat janë tejet sfiduese për të gjithë”, ka theksuar Nagavci.

Minsitria u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve që t’i kthehen procesit mësimor

“…të kryeni misionin e rëndësishëm që keni, duke i motivuar fëmijët që të arrijnë të kompenzojnë edhe humbjet e shkaktuara nga pandemia.  Ashtu siç e theksoi edhe kryeministri Kurti në konferencën për media, Ligji për pagat këtë javë do të dalë në debat publik. Ju siguroj se po punojmë pa ndalë për të përmirësuar situatën në arsim edhe me veprime të tjera konkrete”, ka shkruar ajo.

Ajo ka siguruar mësimdhënësit që institucionet do të bëjnë më të mirën të mundshme për pagë të dinjitetshme, duke thënë se mirëqenia e tyre nuk do të lihet anash.

“Duke e respektuar të drejtën e secilit për pagë më të mirë e jetë më të dinjitetshme në Kosovë, ju siguroj edhe një herë se jam skajshmërisht e përkushtuar që të bëjmë më të mirën brenda mundësive që kemi. I mirëkuptoj kërkesat tuaja dhe ju kam në vëmendje të vazhdueshme, por dialogu social mund të vazhdojë tutje edhe pa e dëmtuar të ardhmen e fëmijëve.  Nuk do të lëmë anash asnjë shqetësim të mësimdhënësve, përfshirë mirëqenien tuaj, ashtu siç kemi marrë një sërë veprimesh konkrete deri më tani për të zgjidhë secilën vështirësi me të cilën ballafaqoheni”, ka shkruar në fund Nagavci. 

Sot, shkolla fillore “Këlmend Rizvanolli” nisi mësimin me vendim të Këshillit të Mësuesve, ndërsa është paralajmëruar se mësimi do të nis edhe në shkollën tjetër në Gjakovë “Fehmi Agani”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img