Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar lidhur me vrasjen e një gruaje me sëpatë nga bashkëshorti i saj të premten, e cila thuhet se ishte mësimdhënse në një shkollë në Prishtinë.
Ajo tha se rastin e bënë edhe më të rëndë fakti që ishte mësuese dhe do t’i mungoj përgjithmonë nxënësve të saj.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ngjarja ndodhi në ditën kur ora e parë e mësimit po i kushtohej kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.
“Vrasja e grave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin. Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurt vetëm si të barabartë”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci./Prishtinapress/