Teuta Haxhiu, kryetarja e Komisionit për Arsim u përfshi në një polemikë me anëtaren e këtij komisioni Arbërie Nagavci.
“Mos e keqpërdor lirinë e fjalës dhe të lutem këtë pikë e kemi kaluar përmbaju pikave të rendit të ditës. Unë e di që keni njohuri si drejtoreshë që ke qenë por të lutem përmbaju rendit të ditës”, tha Teuta Haxhiu.
Këtyre fjalëve Nagavci iu përgjigj duke i kërkuar Haxhiut të ketë konsideratë.
“Edhe Teutë të lutem ti të kesh konsideratë kur kam diskutim”, tha Arbërie Nagavci.
Më pas Arbërie Nagavci, por edhe Valentina Bunjaku lëshuan mbledhjen në shenjë mospajtimi me mënyrën se si po e udhëhiqte atë Teuta Haxhiu. Mbledhjene komisionit elëshoi pas tyre edhe Fidan Rekaliu.
Ministri i Arsimit e shkarkoi në qershor të vitit që shkoi e shkarkoi Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë – KShC).