0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci del në terren, tenton t’i bind mësimdhënësit të ndalin grevën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar disa fotografi nga vizitat në shkolla, ku po takohet me mësimdhënësit që janë në grevë.

Ajo ka thënë se është e gatshme t’ua plotësojë kërkesat, pavarësisht që Sindikata e Arsimit është linçuar ashpër kohëve të fundit nga pushteti.

“E kemi fokusuar bashkëbisedimin me mësimdhënësit te politikat e reja në mbështetje të tyre, në mënyrë që të tejkalojmë secilën vështirësi së bashku, sikur që është tejkaluar ajo e mësimdhënësve me probleme serioze shëndetësore dhe nuk ka më asnjë mësimdhënës që i duhet të dalë në punë sepse i nevojitet paga për të blerë ilaçe. Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Nagavcit, pa ndërhyrje:

Jemi të përkushtuar që të adresojmë secilën vështirësi me të cilën ballafaqohen mësimdhënësit në Kosovë, krahas punës që po bëjmë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e politikave arsimore

Këtë e po e theksojmë vazhdimisht gjatë vizitave të përditshme në shkolla, ku bashkë me zëvendësministrat e Arsimit dhe zyrtarët tjerë të Ministrisë po bashkëbisedojmë me mësimdhënësit, por edhe me prindërit, për shqetësimet e tyre.

E kemi fokusuar bashkëbisedimin me mësimdhënënësit te politikat e reja në mbështetje të tyre, në mënyrë që të tejkalojmë secilën vështirësi së bashku, sikur që është tejkaluar ajo e mësimdhënësve me probleme serioze shëndetësore dhe nuk ka më asnjë mësimdhënës që i duhet të dalë në punë sepse i nevoitet paga për të blerë ilaçe.

Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënënsit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.

Theksoj se, në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat, duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit.

I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img