1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Çerdhet me bazë në komunitet, sukses në zgjidhjen e nevojave të Prishtinës

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, tha se Komuna e Prishtinës i ka përmbushur objektivat e veta sa i përket arsimit parafillor. Nagavci në një konferencë për media tha se kjo formë e funksionimit të çerdheve me bazë në komunitet, për herë të parë po aplikohet në Kosovë.

Ajo tha se sivjet në Prishtinë janë 1610 fëmijë në çerdhe publike, ndërsa në ato me bazë në komunitet 519 fëmijë, që nënkupton rritje të kapaciteteve për 1/3.

Ndërkaq, Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës shpjegoi se si për shkak të pamundësisë të hapjes së çerdheve të reja publike, Komuna e Prishtinës ka hulumtuar disa modele për të zgjidhur këtë problem dhe në bashkëpunim me banorët e lagjeve kanë hapur çerdhet me bazë në komunitet, të cilat menaxhohen nga vetë komuniteti, përkatësisht nga Këshilli i Prindërve.

Pacolli tregoi se si deri më tash janë hapur 5 çerdhe të tilla: “Botanika” në Mati 1, “Ngjyrat” në Hajvali, “Shtëpia Magjike” në fshatin Besi, “Shkronjat” në Arbëri dhe çerdhja “Zogjtë”në Sofali.

Duke e parë se ky model tregoi sukses, Komuna e Prishtinës është në proces të hapjes së edhe 5 çerdheve tjera me bazë në komunitet, në lagjet: Tophane, Kodra e Trimave, fshatin Bardhosh, Kolovicë dhe Kalabri.

Me hapjen e të gjitha çerdheve deri në fund të mandatit numri i çerdheve në Prishtinë do të jetë 18 dhe do të dyfishohet numri i fëmijëve që do të kenë mundësitë të pranohen në çerdhe. Komuna e Prishtinës i ka siguruar objektet për të gjitha çerdhet, si dhe subvencionon prindërit me të ardhura më të ulëta me 50% të çmimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img