Nadia Kahf, një avokate e ligjit për familjen dhe imigracionin, filloi karrierën e saj si gjyqtarja e parë me shami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hapur terren të ri në historinë e SHBA-së.
Po kush është Nadia Kahf?
Avokatja amerikane, Nadia Kahf, u emërua në Gjykatën e Lartë të Nju-Xhersit, duke u bërë gjyqtarja e parë që mban shami.
Kahf, një avokate e ligjit për familjen dhe imigracionin me origjinë siriane, u betua mbi një kopje të Kuranit të Shenjtë të enjten, më 23 mars, raportoi faqja lokale e lajmeve North Jersey.
Ndërsa Kahf nuk ishte gruaja e parë myslimane që shërbeu si gjykatëse shtetërore, por ishte e para që mbajti një shami në podium.
Kahf ka qenë anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, një organizatë myslimane për të drejtat civile, që nga viti 2003, ku aktualisht shërben si kryetar.
Kahf është gjithashtu këshilltare ligjore për “Wafa House”, një organizatë jofitimprurëse e dhunës në familje dhe shërbimeve sociale me bazë në Clifton dhe Presidente e Qendrës Islamike të Qarkut Passaic.