1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nadezhdin mbledh nënshkrimet për kandidaturën presidenciale që e sfidon Putinin

Boris Nadezhdin, ka thënë se ka mbledhur mjaftueshëm nënshkrime për të qenë kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi.

Me këtë ai pritet që ta sfidojë në këtë garë, presidentin e tanishëm Vladimir Putin.

Ish-këshilltari lokal, është bërë i njohur me deklarimet kritikuese relativisht të hapura për Putinin dhe pushtimin rus të Ukrainës.

Nadezhin ka thënë të ketë dorëzuar mbi 100 mijë kërkesa me nënshkrime tek autoritetet zgjedhore. Tani është komisioni zgjedhor që do të duhet ta shqyrtojë aplikimin e tij.

Presidenti i tanishëm, Vladimir Putin, veçse është regjistruar si kandidat i pavarur për zgjedhjet e marsit, që gati saktësisht shihet si fitues i një mandati të ri gjashtëvjeçar.

60-vjeçari, Nadezhdin, ka qenë këshilltar lokal për mbi 30 vjet. Në një vend ku figurat opozitare janë burgosur ose vrarë, kritikat e tij të fundit për Putinin, duket se janë toleruar.

Ai së fundmi ka thënë se Putin “praktikisht ka shkatërruar institucionet kyçe të shtetit modern të Rusisë”. Për BBC Nadezhdin ka deklaruar se me t’u zgjedhur president, puna e tij e parë do të ishte përfundimi i luftës në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img