Rafa Nadal do të luajë me Roger Federer në finale të Australian Open, pasi mposhti në gjysmëfinale tenistin bullgar Grigor Dimitrov, transmeton Gazeta Express.
Rafa fitoi ndaj Dimitrov me sete 6-2, 5-7, 7-6, 6-7 dhe 6-4, që tani në finale të Australian Open do të luajë kundër Roger Federer.
“Asnjëherë nuk ka menduar që do të arrijë edhe në një finale, por ja ku jam. Gjithmonë kam besuar se nëse vazhdojë të fitojë set pas seti, mund edhe të arrijë diçka të tillë. Thjeshtë jam i lumtur dhe nuk po mundem ta përshkruaj pasi jam edhe i lodhur”, tha Nadal duke buzëqeshur pas meçit me Dimitrovin.
Finalja e Australian Open 2017 duket të jetë e ngjashme me Wimbledon 2008, ku u takuan Roger Federer kundër Rafael Nadal dhe motrat Serena Williams kundër Venus Williams.
Finalja mes Federer e Nadal zhvillohet të dielën nga ora 09.30.
https://www.youtube.com/watch?v=syh8d2gbzUQ