Këngëtarja Nora Istrefi së fundi ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’, në ‘Klan Kosova’, shkruan PrishtinaPress.
Në rubrikën ‘Haje ose thuaje’ Nora Istrefi, iu përgjigj tri pyetjeve tejet interesante.
Por njëra nga pyetjet ishte ajo qe mori më shumë vëmendje.
Na thuaj emrin e të dashurit tënd të parë? Ishte pyetja që iu bë.
Ajo nuk u përgjigj sakt me emër por tha; ‘Të gjithë e dinë kush është i dashuri im i parë, është fytyrë publike, kështu qe nuk kom çka thom me shumë‘.