2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

N1: Ushtria e Serbisë e sjell artilerinë 2 km afër Jarinjës

Afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, Serbia ka sjellë automjete të rënda ushtarake. Televizioni N1, që shërben si filial i CNN-it raporton se gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake janë pozicionuar dy kilometra afër Jarinjës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka urdhëruar të dielën shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, që të shkojë në Rashkë, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Mojsiloviqi tha se situata është e tillë që “kërkon praninë e ushtrisë serbe”. Ai tha se “detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë precize dhe të qarta”, pa shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë.

Serbia u përpoq seriozisht t’ia vë zjarrin veriut të Kosovës të dielën në mbrëmje. Disa media serbe raportuan se rreth orës 20:00 ishin dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok dhe se të shtënat kishin ndodhur pasi Policia e Kosovës, sipas tyre, kishte dashur t’i hiqte barrikadat në këtë komunë në veri të Kosovës.

Policia reagoi më pas duke i demantuar këto pretendime.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i konfirmoi për Express se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle në Zubin Potok. Por nga zyra për media e KFOR-it thanë se “nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img