9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

MZhE: Telekomi i Kosovës drejt rimëkëmbjes

Ministria e Zhvillimit Ekonomik thotë se Ndërmarrja Publike ‘Telekomi i Kosovës’ Sh.A. që nga viti 2015 është duke u përballur me një krizë të thellë financiare dhe operative. Përgjatë 3 viteve të fundit, sipas kësaj ministrie, humbjet financiare të kësaj ndërmarrje varijojnë nga 8 deri në 52 milionë euro në vit. Përtej masave të marra nga bordi i drejtoreve dhe menaxhmenti aktual, kjo ndërmarrje vazhdon të shënoj humbje financiare – humbje të cilat rrezikojnë seriozisht likuiditetin e saj.

“Në aspektin operativ, bordit i drejtorëve në muajin Maj të vitit 2018, ka nxjerrë vendim për hapjen e fazës së ristrukturimit, ndaljes së punësimit dhe gradimeve në ndërmarrje. Gjithashtu, janë marrë masa në uljen e shpenzimeve operative. Për më tepër, është hartuar një plan për investime emergjente të cilat presin të realizohen brenda një kohe të shkurtër”, thuhet në komunikatën e MZhE-së.

Në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve, sipas komikatës, ministri Valdrin Lluka që është përgjegjës për Ndërmarrjet Publike, ka kërkuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që të ofroj asistencë teknike (në formë të grantit) për fazën e ristrukturimit dhe ripozicionimit të kësaj ndërmarrje. Në kërkesë, Lluka ka potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, në bazë të planit të saj qeverisës, parasheh privatizimin e kësaj ndërmarrje. Gjithashtu, ka bërë të qartë se para gjithsecilit vendim të privatizimit, përmirësimi i përformancës së ndërmarrjes si dhe praktikave brenda saj është prioritare dhe do i paraprije çfarëdo procesi tjetër.

“BERZH më është përgjigjur pozitivisht, në të cilën shprehet gatishmëria e tyre për të: ofruar asistencë teknike në fazën e ristrukturimit, ofrimin e një kredie deri në 25 milion euro si dhe hartimin e një dokumenti mbi hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës për privatizimin e kësaj ndërmarrje, i cili ndër të tjera bazohet në principet si në vijim: vlerësimin e drejtë të secilës ofertë për privatizim të Telekomit, përkushtim dhe transparencë në këtë proces, inkurajim të konkurrencës si dhe rishikim të proceseve dhe strukturave brenda Telekomit të Kosovës”, thuhët ndër të tjera në komunikatë.

Tutje, kjo procedurë ka filluar marrë në konsideratë që deri më tani, të paktën 4 kompani nga vende të ndryshme të BE dhe SHBA, kanë shprehur interes për marrjen e pjesshme ose të tërsishme në pronësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosoves.

Me qëllim të përgatitjes së këtij procesi, i cili siç u cekë më lartë do të inicohet vetëm pas përfundimit të ristrukturimit dhe rritjes së vlerës së ndërmarrjes, u aprovua rekomandimi i Komisionit Ndër-ministror për Ndërmarrjet Publike për autorizimin e komisionit qeveritar për privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Vlenë të cekët se dialogu social në mes të aksionarit dhe sindikatës së punëtorëve do të jetë pjesë e rëndësishme e këtij procesi, ashtu siç ka qenë deri më tani, për t’u siguruar që interesat e punëtorëve përfaqësohen denjësisht.

Ndërkohë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)) do të siguroj jo vetëm proces transparent, por më shumë e rëndësishme, do të krijoj besim tek të gjithë të interesuarit në këtë proces.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img