Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për gastronomët kosovarë që ka të bëjë me ndotjen akustike.
Komuna ka paralajmëruar se prej 1 gushti e tutje ata që nuk respektojnë decibelët e lejuar do të ndëshkohen.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju informojme se prej sot ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike.
Secili person fizik ka mundësinë e kyqjes në ketë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar paisjet deri më tani.
Po ashtu ju njoftojmë se afati i fundit për aplikimin e certifikatës të orarit të punës, dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më datën 20 Korrik 2023, dhe pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat nuk kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit!
Faza testuese do të zgjasë deri më 1 Gusht 2023, ku pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës
Këtu gjeni linku për hartën e ndotjes akustike.