Site icon PrishtinaPress

‘Muzeu im’, ekspozita e parë virutale e trashëgimisë familjare në Kosovë

Në kuadër të përgatitjeve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Ministria eKulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, popërgatitin një ekspozitë virtuale “Muzeu im”, e cila do të shënohet me 18 maj, dukei bërë thirrje qytetarëve të japin kontributin e tyre.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid 19, ku shumë muze nëbotë qëndrojnë të mbyllur, aktivitetet e planifikuara për t’a shënuar këtë ditëICOM do t’i sjellë në një formë të re në mënyrë digjitale. Edhe Kosova i ështëbashkëngjitur kësaj nisme pasi që Muzeu Kombëtar i Kosovës që disa vite me radhëe feston këtë ditë me aktivitete të shumta, dhe për gati katër vite është pjesëe ICOM-it.

Edhe këtë vit, në Kosovë do të bëhen organizime për ta shënuar këtë ditë meaktivitete e ngjarje kreative që do të sillen në mënyrë digjitale, e ku bënpjesë edhe ekspozita virtuale në fjalë.

Ekspozita virtuale e cila do të organizohet nga Muzeu Kombëtar i Kosovës kapër qëllim të sjellë muzeun më afër banorëve të Republikës së Kosovës, për ta ngriturvetëdijen rreth vlerave dhe ruajtjes së trashëgimisë dhe diversitetit tonëkulturor.

Konkretisht, Muzeu im është një aktivitet/ekspozitë virtuale eorganizuar për të ndihmuar bashkëpunimin në mes komunitetit dhe Muzeut, dheofron një qasje të re për gjithpërfshirje duke integruar në ekspozitëkoleksione nga trashëgimia familjare e banoreve të Republikës së Kosovës. Qëllimiështë që duke qëndruar në shtëpi të ndërtojmë një ekspozitë virtuale me punime(vizatime, piktura, dizajnime), objekte (vegla pune, enë, orendi, punime tëvjetra druri, metali, guri; veshje), fotografi të dërguara në format digjital.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve organizohet nga ICOM (International Council ofMuseums) që nga viti 1977 për çdo vit me 18 Maj me një temë të veçantë. Për tashënuar këtë ditë, më shumë se 44 mijë Muze nga 138 vende të botës marrin pjesëduke zhvilluar aktivitete dhe ngjarje kreative që lidhen me temën e caktuar.Këto aktivitete kanë për objektivë ngritjen e vetëdijes te njerëzit që “Muzetëjanë mjet shkëmbimi kulturor, pasurimit të kulturës dhe zhvillimit të dyanshëm,bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve”.

Tema e caktuar për këtë vit nga ICOM “Muzetë për Barazi: Diversitet dheGjithëpërfshirje” do të përdoret nga muzetë e botës si pikë e besueshme për tëfestuar diversitetin kulturor në mes të komuniteteve.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e ekspozitës “ Muzeu im “ dhe aktiviteteve tjera,kurse do të takohemi së bashku me  18 Maj 2020.

Exit mobile version